Futboll La Liga Sport

REAL MADRID – MELILLA/ Për “Los Blancos” kjo sfidë duhet të jetë vetëm një formalitet

Real Madrid do të kthehet në fushën ditën e enjte (16:15) për të luajtur ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ve të Kupës së Mbretit kundër Melilla-s. Pas fitores 4-0 të marrë në takimin e parë, kjo sfidë duhet të jetë vetëm një formalitet për lojtarët e Santiago Solari-t.

Gjithsesi, ekipi i kategorisë së tretë të futbolli spanjoll është paraqitur mirë në ndeshjet e fundit dhe do të futet në fushën e “Santiago Bernabue” pas pesë fitoreve të njëpasnjëshme. Por një gjë është të luash mirë kundër ekipeve si Recreativo Huelva dhe Sanluqueno dhe një tjetër është ta bësh një gjë të tillë kundër kampionëve të Europës në fuqi.

Edhe nëse vendasit, siç pritet të ndodhë, do të lënë pushim yjet e ekipit, ata do të kenë në fushë një skuadër shumë të fortë. Nacho dhe Casmiero vazhdojnë të mos jenë në dispozicion për “Los Blancos”, ndërsa Alvaro Odriozola do të zhvillojë një test të fundit para se të mësohet nëse do të përfshihet në ekip apo jo.

Keylor Navas duhet të marrë vendin e Thibaut Courtois në portë, ndërsa Javi Sanchez dhe Sergio Reguilon pritet të luajnë nga minuta e parë në prapavijë. Duhet të ketë hapësirë në mesfushë edhe për Federico Valverde, ashtu si edhe për Marcos Llorente dhe Dani Ceballos.

Karim Benzema ka luajtur dhe ka shënuar në ndeshjen e parë kundër Melilla, por Mariano Diaz pritet të udhëheqë sulmin e vendasve në këtë takim, me Vinicius Junior, Isco dhe Marco Asensio gjithashtu pjesë e formacionit titullar. Për sa i takon Melilla-s,

Juanmi Carrion dhe Mohamed Mahanan pritet të kompletojnë katërshen e mbrojtjes. Alfonsito duhet të ketë një vend në mesfushë, ndërsa Yacine Qasmi,  golashënuesi më i mirë i ekipit në këtë sezon me 10 gola, do të jetë kërcënimi kryesor për mbrojtjen vendase.

 Statistikat

– Melilla ka pësuar katër gola në ndeshjen e vetme të mëparshme që ka luajtur në transfertë në  Kupën e Mbretit kundër një skuadre të La Liga-s.

– Në 13 nga 15 ndeshjet e fundit që Real Madrid ka luajtur në Kupën e Mbretit janë shënuar mbi 2.5 gola për takim.

– Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje në 30 nga 33 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Mbretit.

Related posts

VLEN 1 MILIARD EURO/ Juventus i frikshëm, Sarri ka një armatë “ferri” nën urdhra (FOTO)

Delo.autor

SKENAR I FRIKSHËM SI NËPËR FILMA/ Maskat “rrëmbejnë” futbollistin me helikopter (VIDEO)

Delo.autor

“RACIZMI EKZISTON KUDO”/ Thuram “shpërthen” kundër Italisë: Më trishton shumë kjo gjë

Delo.autor

Leave a Comment