Futboll Sport

ÇUDIRA SHQIPTARE NË KATEGORINË E DYTË/ Për të parë ndeshjen duhet me patjetër abone sezonale

Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar!  Për të ndjekur një sfidë të Devollit, në shtëpi, duhet me patjetër që të pajisesh me abone sezonale. Një vendim absurd ky i drejtuesve të klubit që militon në Kategorinë e Dytë, të cilët e kanë parë të arsyeshme që hyrja në të gjitha tribunat përkatëse të funksionojë me abone sezonale, teksa nuk kanë dalë në shitje biletat si në çdo vend normal të botës.

Skuadra juglindore, e drejtuar nga trajneri Erindi Maneshi, u përball me Tepelenën në sfidën e parë të Kategorisë së Dytë, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Në këtë duel u vu re numri tepër i ulët i spektatorëve, teksa shumica mbetën jashtë stadiumit, për shkak të këtij kushti të çuditshëm.

“Panorama Sport” mëson se tifozët janë shfaqur të irrituar nga ku vendim i pavend i drejtuesve, teksa shpresohet që ky kusht absurd të hiqet në ndeshjet e ardhshme dhe ai tifoz që nuk ka mundësinë të abonohet për të gjithë sezonin, të pajiset me biletën për ndeshjen përkatëse. Aboneja duhet të jetë opsionale, por jo kusht i domosdoshëm, për të penalizuar tifozët vendas dhe ata miq.

Related posts

FAMILJA NË RADHË TË PARË PËR CR7/ “Përbindëshi” Ronaldo argëtohet me katër fëmijët e tij (FOTO)

Delo.autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon në epërsi, shënon Benzema

Delo.autor

DIKUR VENDOSTE FORMACIONIN NË BAZË TË HOROSKOPIT/ Sot mund të shkarkohet pasi u kthye pas 10 vitesh në stol

Delo.autor

Leave a Comment