Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E TRETË NË SUPERIORE/ Zbulohet axhenda, ja kur luhen 5 sfidat interesante…

Kategoria Superiore, do të rikthehet në fundjavën e ardhshme, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe 5 sfidat e vlefshme për javën e 3-të, ndërkohë që ditën e mërkurë do të luhen takimet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Sfida mes Laçit dhe Kukësit do të ngrejë siparin e kësaj javë të tretë. Kjo përballje do të startojë ditën e shtunë (25 shtator), në orën 13:45, për të vijuar më pas me dy duelet spektakolare atë mes Teutës dhe Dinamos si dhe Partizani-Vllaznia.

Teuta dhe Dinamo do të ndeshen në orën 16:45, ndërkohë që mbrëmja do të kulmojë me takimin Partizani-Vllaznia. Dita e diel (26 shtator) ka rezervuar dy sfidat të cilat do të luhen në orare paralele (13:45). Në Rrogozhinë Egnatia do të presë Skënderbeun e Migen Memellit, ndërkohë që në Kamzë do të zhvillohet dueli mes Kastriotit dhe Tiranës. Ja axhenda e plotë:

JAVA E 3-TË E KATEGORISË SUPERIORE:

E SHTUNË (25 SHTATOR)

Laçi-Kukësi ora 13:45

Teuta-Dinamo ora 16:45

Partizani-Vllaznia ora 19:45

E DIEL (26 SHTATOR)

Egnatia-Skënderbeu ora 13:45

Kastrioti-Tirana ora 13:45

Related posts

NGJALL POLEMIKA ME LIBRIN E TIJ/ Chiellini: Ia kanë dhënë “Topin e Artë” lojtarëve më të dobët si Shevchenko dhe jo Tottit

Delo.autor

“Agolli” bëhet çështje, Salihi kunja Panuçit: Futbolli nuk është…

Sadik.Autor

Berlusconi: Më duket se do ta blej përsëri Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment