Futboll Seria A Sport

BARAZIMI NDAJ JUVENTUS/ Romagnoli: Reaguam me karakter, ky është Milani im më i fortë

Për shkak edhe të menaxherit, në ditët e fundit është përfolur për një kalim te Juventusi pas një viti kur t’i ketë skaduar edhe kontrata. Maldini e quan profesionist dhe të domosdoshëm Alesio Romanjolin, teksa edhe kapiteni duket i fokusuar te skuadra aktuale. Pas ndeshjes së djeshme, ai deklaroi:

“U treguam të zot duke reaguar, por kjo nuk duhet të nxjerrë në plan të dytë gabimet e shumta që bëmë në fraksionin e parë. Le të mësojmë nga ky takim e të mendojmë menjëherë për Venecian”, deklaroi 26-vjeçari. Pavarësisht barazimit të djeshëm, mendja e lojtarëve të Milanit ka mbetur në “Anfield”.

Lidhur me këtë aspekt, Romanjoli shpjegoi: “Jemi të ndërgjegjshëm se në Angli mund të bënim më tepër. Sot e treguam forcën tonë duke treguar e duke zhvilluar një ndeshje të madhe.

Për sa më përket mua, mundohem të jap kontributin tim dhe të vendos në vështirësi trajnerin në stërvitje, por në fund zgjedhjet i takojnë atij dhe unë i respektoj. ”

Milani është në krye, e për shumë ekspertë të sektorit, kjo është skuadra më e mirë e sezoneve të fundit. I këtij mendimi është edhe kapiteni, që si ndër kuqezinjtë më të vjetër deklaroi:

“Kam shtatë vite këtu e që nga ardhja ime me siguri që ky aktuali është ndër Milanët më të mirë. Kampionati është i gjatë ndaj duhet ta ruajmë përqendrimin. Momentin mund ta shijojmë, por me vetëdijen se nevojitet që ta ruajmë këtë ecuri.

Related posts

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Bajrami “xhol”, Kombëtarja kopjon Sarrin për Hysajn. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

“SHPËRTHEJNË DJAJTË E KUQ”/ Shënojnë 2 gola brenda 1 minute kundër Chelsea, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA NDËRMEND TË TËRHIQET/ Joachim Low: Nuk rri përjetë tek Gjermania, Real Madrid është…

Isa.Autor

Leave a Comment