Futboll Seria A Sport

“EDHE DUAN TË LUAJNË ME JUVENTUS…”/ Ja momenti i “shpërthimit” të Allegrit kundër futbollistëve (VIDEO)

Barazimi 1-1 ndaj Milanit është përjetuar si humbje te Juventusi, pasi bardhezinjtë mendimin se kishin në dorë ndeshjen me kuqezinjtë. Gabimet në pjesën e dytë kushtuan shtrenjtë dhe normalisht, me vërshëllimën përfundimtare të gjithë ishin të inatosur mes bardhezinjve . Duket se më shumë ka qenë Masimiliano Alegri i cili është filmuar nga një tifoz teksa hynte në dhomat e zhveshjeve.

Duke shkuar drejt tunelit, Alegri nuk është përmbajtur dhe dëgjohet teksa shpërthen kundër lojtarëve të tij. “Dreqi e mori. Edhe duan të luajnë me Juven…”, dëgjohen fjalët e teknikut i cili në këtë mënyrë shprehte pakënaqësinë ndaj lojtarëve të vet, .

Video ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale dhe natyrshëm që nuk do të ndihmojë për të qetësuar klimën në klubin bardhezi pas një starti të tmerrshëm të Serisë A, ku ekipi e sheh vetën në zonën e ftohtë të klasifikimit pas katër javëve të para si rrallëherë në historinë e tij.

Related posts

HABIT GATTUSO/ Ndihem si PRESIDENT, MAGAZINIER dhe shumë më tepër tek MILANI

Isa.Autor

Milan – Lazio, njihuni me formacionet e mundshme

Q.Autor

MITAJ TRANSFEROHET NË SERIE A/ Mbrojtësi kuqezi lë Al Ittihad dhe firmos me klubin e njohur italian

F.autor

Leave a Comment