Futboll Sport

ALLEGERIN NUK E MBAJNË NERVAT/ Trajneri shpërthen ndaj Chiesas me shokë

“Duan dhe të luajnë tek Juventus”, kjo frazë e thënë nga Massimiliano Allegri gjatë ndeshjes me Milan po bën xhiron në rrjetet sociale. Tekniku i “Zonjës së Vjetër” dukej i tërbuar, duke iu referuar lojtarëve të hedhur në fushë si zëvendësues, Kean, Chiesa dhe Kulusevski. Në fakt Allegri e pranoi edhe në konferencë për shtyp se kishte gabuar me zëvendësimet, të tre lojtarët nuk patën asnjë imapkt në fushën e lojës.

Nuk bëhet fjalë për lojtarë të radhës apo pa peshë, por për tre lojtarë që konsiderohen si e ardhmja e ekipit, apo pjesë e boshtit kryesor. Të tre lojtarët duhet të bëjnë diçka më shumë për t’u konfirmuar edhe një herë tek Juventus.

Një temë më vetë është ajo e Chiesas, xholi më i rëndësishëm i Roberto Mancinit në kombëtare por me Juven është thjesht hija e emrit të tij. Tensioni në shtëpinë e Juves sa vjen e shtohet, të mërkurën luajnë në transfertë përballë Spezias, çdo rezultat tjetër përveç fitores vetëm sa të shtonte presionin mbi trajnerin dhe stafin.

Related posts

TURPI I RIVER PLATE/ Pas sulmit të autobusit bëjnë edhe GJESTIN MAKABËR (VIDEO)

Isa.Autor

TENIS/ Numri 1 në botë tërhiqet nga Roland Garros pas dëmtimit

Delo.autor

Raporti përgënjeshtron Perez/ Ky klub ka ofruar për CR7 më shumë se Juventus

Isa.Autor

Leave a Comment