Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Teuta largon një amerikan dhe sjell një tjetër, te Vllaznia vjen një malazez

Merkato e basketbollit vijon të dhurojë surpriza, ndërkohë që këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri sportiv 2021-2022. Më aktive në merkato janë ekipet e Teutës dhe Vllaznisë për meshkuj.

Skuadra shkodrane ka afruar në radhët e saj basketbollistin malazez Nikola Rakocevic, që vjen nga ekipi i All Stars. Një përforcim që konsiderohet i rëndësishëm për shkodranët, që më herët kanë sjellë edhe dy amerikanë.

Nuk mbetet më pas në merkato edhe Teuta kampione, që orët e fundit ka konfirmuar ardhjen e basketbollistit amerikan Cameron Satterwhite. Ai luan në pozicionet 1-2. Teuta konfirmon gjithashtu se basketbollisti Ty Nichols, i ardhur një muaj më parë, është larguar, duke bërë që numri i amerikanëve të durrsakët të mbetet 4.

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Trajneri Allegri lë jashtë Champions-it blerjen e re, ja emri…

Delo.autor

“NEGOCIOVA PËR…”/ Zbulohet identiteti i yllit të PSG-së që u vodh nga prostituta

Delo.autor

LA LIGA/ 40 trajnerë në 44 vjet, nuk është stol por “karrige elektrike”!

Sadik.Autor

Leave a Comment