Futboll Seria A Sport

TRANSFERIM I BUJSHËM/ Të gjithë të “çmendur” për yllin Chiesa, agjenti Raiola frikëson Juventus-in

Juventus-i i Massimiliano Allegri-t ka marrë shumë kritika në fillimi e këtij sezoni, me trajnerin e bardhezinjvë që është kritikuar kryesisht për menaxhimin e keq të Federico Chiesa-s.

Ylli italian duket se po has disa vështirësi për t’u përshtatur me idetë e trajnerit livronez.

Një situatë kjo që shqetëson bardhezinjtë, duke parë se klubet e interesuar për kampionin e Europës nuk mungojnë.

Sipas fussballtransfers.com, në Gjermani ndiqet nga Bayern dhe Dortmund, ndërsa në Angli nga Chelsea dhe Liverpool, me bardhezinjtë që duket se kanë refuzuar edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Një transferim i mundshëm i Chisa-s te Borussia për sezonin e ardhshëm do të kërkonte një shumë të rëndësishme, që në shtëpinë e Dortmund mund të vijnë vetëm nga shitja e Haaland, një klient i Mino Raiola-s.

Related posts

Vajzat e çadrave “mahnitëse” në Barcelonë (FOTO)

Sadik.Autor

INTER NË ANKTH/ “Demi” Lautaro pritet të humbasë sfidën ndaj Lazios dhe…

Delo.autor

KATASTROFA NË LONDËR/ Ja notat e futbollistëve të kombëtares shqiptare nga gazeta e njohur angleze…

Delo.autor

Leave a Comment