Futboll Premier League Sport

SULMUESI ARGJENTINAS/ Fulham merr një “Zorro” nga Atletico Madrid

Fulham ka konfirmuar huazimin e sulmuesit Luciano Vietto në minutat e fundit të merkatos nga Atletico Madrid. 24-vjeçari, që ka qenë i huazuar te Valencia në sezonin e kaluar, nuk gjeti vend as sivjet në “Wanda Metropolitano”.

Fulham, që sivjet është rikthyer në Premier League, e bindi të transferohej në Londër, vetëm 20 minuta para mbylljes zyrtare të merkatos.

Vietto është prezantuar me maskën e Zorro, në shenjë respekti ndaj bashkëpatriotit Facundo Sava, që bëri të njëjtën gjë në ditën e prezantimit.

Ai largohet nga La Liga, pas 4 golave të shënuar në 29 ndeshje…

Related posts

Olivier Giroud te Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Q.Autor

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk falin, De Light tund rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

Inter vijon pazarin në Argjentinë, pëlqehen dy talentet e Bocës

Sadik.Autor

Leave a Comment