Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Sulmuesi Rashford kthehet në lëndë studimi në shkollat e Anglisë

Marcus Rashford kampion në fushë dhe jashtë saj.

Pasi është dalluar një sërë nismash të rëndësishme për të luftuar pabarazinë në shoqërinë e sotme dhe veçanërisht për të ndihmuar ata fëmijë që luftojnë për të siguruar një vakt të plotë çdo ditë, futbollisti i Manchester United dhe i Anglisë është kthyer në një “rast për t’u studiuar” në shkollë.

Siç kanë bërë të ditur disa media britanike, modeli i sjelljes i Rashford në rrjetet sociale do të bëhet pjesë i programit të edukimit mediatik në shkollat angleze.

Studentët që bëjnë kërkime mbi mediat do të mund të njohin aktivitetin online të sulmuesit dhe mënyrë sesi ai reagon dhe si komunikon.

Lënda e re do të fillojë të studiohet duke filluar nga ky vit shkollor.

Related posts

“E RRALLË QË LUFTOJMË MBIJETESËN”/ Sulmuesi i Besëlidhjes: Ndaj Erzenit e rëndësishme, nuk duhet të…

Delo.autor

Messi braktis grumbullimin, lë kombëtaren në mëshirë të fatit

Sadik.Autor

“E MERITUAM FITOREN”/ Diego Godin: Eriksen është inteligjent, por duhet t’i japim kohë

Delo.autor

Leave a Comment