Boks Sport Të tjera

“TI JE ASKUSHI”/ Kundërshtari e injoron, shpërthen Florian Marku. Largohet me forcë nga sigurimi (VIDEO)

Florian Marku u shoqërua jashtë skenës nga sigurimi, kur po mbahej konferenca për shtyp, sepse ofendoi rëndë kundërshtarin Maxim Prodan. Boksieri shqiptar i peshës së mesme sfidon Prodan për titullin ndërkombëtar IBF, dueli që do të zhvillohet këtë të shtunë në “Tottenham Hotspur Stadium”. Rivaliteti i tyre u ndez ashpër qysh në deklarimet para kamerave.

Marku u shoqërua jashtë skenës, pasi u përpoq të përballej fizikisht me Prodan dhe më pas e shtyu rivalin e tij rumun, ndërsa pozuan për fotografinë e rastit para përballjes. “Ai kurrë nuk ka boksuar me dikë si unë në jetën e tij. Do t’ia tregoj të shtunën sa vlej, – tha Marku. – Kam dëgjuar gjithashtu në intervistën e tij të thoshte se Florian ka bërë një gabim. Unë do t’iu tregoj të gjithëve se çfarë niveli jam, duke nisur nga kjo e shtunë, pastaj do ta shihni.

Ky është fillimi im, kjo është koha ime. Kam pritur që fëmijë i vogël për këtë moment. Unë flas shumë, por boksoj shumë më mirë dhe ju do ta shihni këtë të shtunën”. Prodan iu përgjigj: “Unë nuk flas shumë si Floriani, por do ta shohim të shtunën. Marku, ti je askushi. Ti po vjen nga një sport tjetër. Unë do të të tregoj se çfarë është boksi të shtunën”.

Ish -kikboksieri shqiptar reagoi me zemërim, duke thënë: “Ne mund të luftojmë këtu, nëse doni? Le të luftojmë këtu. Eja, të luftojmë këtu”. Sigurimi më pas ndërhyri për të ndaluar Markun, pasi u ngrit nga vendi i tij dhe bëri për nga Prodan për t’u kacafytur.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

TRONDIT NDJEKËSIT ME PAMJET E FUNDIT/ Lady Dybala: Ja çfarë ka ndodhur (VIDEO)

Delo.autor

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Një tjetër TALENT PREMTUES zbarkon në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment