Futboll Seria A Sport

PROBLEME FINANCIARE/ Vazhdon kriza për pronarët e Interit, Suning “ul qepenin” edhe në Londër

Interi po vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës, por situata ekonomike e klubit ngre pikëpyetje të mëdha. Gjithçka ka të bëjë me problemet financiare me të cilat po përballet kompania Suning që ka në pronësi zikaltërit.

Pasi mbylli ekipin e futbollit në Kinë, si dhe disa aktivitete dytësore, tani kompania në fjalë po mbyll edhe aktivitete në qendra të rëndësishme, si Londra. “Tuttosport” bën të ditur se shumë shpejt do të mbyllet edhe kompania e hapur në vitin 2018 në kryeqytetin britanik, “Suning Sports Group International Uk Limited” ku aksioner kryesor është Jindong Zhang dhe drejtor i përgjithshëm është pikërisht Stiven Zhang.

Një tjetër hap që tregon se familja po mendon që të përqendrohet vetëm te bizneset në Kinë në këtë periudhë krize dhe është gati të sakrifikojë asetet sportive që ka.

Në media të ndryshme italiane vazhdon të qarkullojë emri i Interit si një klub për të cilin kërkohen blerës, pasi Suning do ta ketë të vështirë të mbajë për një kohë të gjatë klubin me kërkesat financiare që ka ai për të qëndruar në nivelet e larta.

Related posts

MIRANDA LARGOHET/ Zëvendësuesi i tij pritet të jetë një super lojtar

Isa.Autor

DO TË RIKTHEHET NË KAFAZ/ Sfida me Cerrone, ja planet e McGregor për 2020

Delo.autor

I JANË MËRZITUR MAKINAT LUKSOZE/ Vidal i dhuron vetes një “breshkë” (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment