Futboll

Lucas Moura: Tek PSG më trajtuan sikur të isha tejet i parëndësishëm

Paris Saint-Germain është kritikuar ashpër nga ish-anësori i tij, Lucas Moura, i cili është i tejet i pakënaqur me mënyrën sesi e ishte trajtuar në klub.
Në janar, ai i dha fund kohës te lideri i Ligë 1 të Francës duke iu bashkuar Tottenhamit në Premierligë.

Pas transferimit, ai e ka kritikuar PSG-në në një intervistë për France Info, për kohën që e kishte kaluar në kryeqytetin francez.

Ende s’e kuptoj pse papritmas nuk luaja më, sepse vija nga sezoni më i mirë që kisha”, ka thënë ai.

“Isha golashënuesi i dytë më i mirë, kisha shumë asiste dhe isha lojtari më i përdorur, por pastaj papritmas, sezoni nisi dhe unë nuk luaja”, shtoi ai.

Ai i ka përshkruar gjashtë muajt e fundit te PSG-ja si më të vështirët në karrierë.

“Ato ishin gjashtë muajt më të vështirë të karrierës time dhe kisha nevojë për ndryshim, por atje nuk u trajtova mirë dhe nuk m’u dha rasti dhe s’e kuptoj pse”, theksoi ai.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Superkupa në gusht, ja datat e fillimit të të gjitha kampionateve në Shqipëri

Delo.autor

Kukësi bind edhe në testin e dytë miqësor përball Burasporit

Alm.autor

KLUBI AKTUAL I VONON RINOVIMIN/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare i “shkel syrin”… AEK-ut

Delo.autor

Leave a Comment