Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Goli i çuditshëm i Goxhës, mbrojtësi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës në Azerbajxhan (VIDEO)

Jurgen Goxha ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin azerbajxhanas. Mbrojtësi 28-vjeçar, ka shënuar një gol të çuditshëm në fundin e pjesës së parë. Pas një harkimi nga një goditje dënimi në krahun e djathtë, shqiptari e ka devijuar topin në një mënyrën speciale, me pjesën e sipërme të kokës, duke e dërgua topin në trekëndësh.

Pavarësisht golit të shënuar nga Goxha, skuadra e Sabail, ku aktivizohet futbollisti shqiptar, nuk arriti të shmangte humbjen teksa u mposht me rezultatin 1-2 nga Zira, që shënoi 2 herë me Volkovin në minutat 16 dhe 39.

Ky ishte goli i dytë për Hoxhën në 5 javët e para të kampionatit, duke u shndërruar në një lider të vërtetë të skuadra e Sabailit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermaku nuk bën pjesë tek planet e Parmës, kërkohet nga klubi italian…

Delo.autor

Sanchez thyen rekordin e shitjeve të fanellave të Manchester United

Q.Autor

REALIZOI DOPIETË DHE 1 ASIST/ Mesfushori Rroca “shpërthen” në Turqi. Ja statistikat dhe vlerësimi për shqiptarin…

Delo.autor

Leave a Comment