Futboll Ligue 1 Sport

FITORJA E TETË RADHAZI/ PSG mposht Montpellier me dyshen Gueye-Draxler, Donnarumma kthehet në çështje

Një gol i Gueye dhe një i Draxler i ka dhuruar Paris Saint-Germain fitoren 2-0 kundër Montpellier në javën e tetë të Ligue 1.

Mesfushori senegalez ka zhbllokuar takimin e luajtur në Parkun e Princave me një predhë në minutën e 14-të.

Një minutë para fundit të kohës së rregullt ka ardhur edhe goli i sigurisë për parisienët, i realizuar nga Draxler.

Një tjetër fitore me peshë për ekipin e Pochettino-s, i cili vazhdon të mos ketë në dispozicion yje si Leo Messi, Sergio Ramos dhe Marco Verratti.

E vetmja njollë për PSG është situata e portierëve, me Donnarumma-n që ka përfunduar përsëri në stol mbrëmjen e sotme.

Related posts

E PADËGJAUR MË PARË/ Lojtari i Chelsea punëson trajner personal për të rifituar vendin e titullarit

Delo.autor

Teuta “peshkon” në Kroaci, firmos me talentin shqiptar nga Hajduku i Splitit

Isa.Autor

FRIKË PËR ERNEST MUÇIN/ Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet në ndeshjen me Lestërin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment