Futboll La Liga Sport

“SHPËRTHEN” ASHPËR NDAJ TRAJNERIT KOEMAN/ Sergi Roberto: Nuk jemi për vendin e katërt, duam kampionatin

Askush në Barcelonë nuk e ka pritur mirë barazimin 0-0 përballë Kadizit të enjten në mbrëmje. Secili ka reaguar sipas mënyrës së tij. Një prej lojtarëve të Barcelonës që ka folur për mediat ka qenë mbrojtësi Serxhi Roberto. Mbrojtësi nuk ka përdorur gjuhë diplomatike, por ka zgjedhur të jetë i drejtpërdrejtë.

Mes të tjerave ai ka shigjetuar edhe trajnerin Ronald Kuman. Tekniku holandez është munduar ta justifikojë barazimin zhgënjyes ndaj Kadizit.

Për më shumë Kumani u duk i dorëzuar për titullin, duke nënvizuar se objektivi i Barcelonës duhet të jetë një vend në Champions. Por Roberto ka qenë më i prerë. Sipas tij, për Barcelonën nuk ka asnjë justifikim.

“Nuk e di çfarë ka thënë trajneri apo të tjerët, por këtu duhet ta fitojmë kampionatin. Personalisht nuk më mjafton një vend i tretë apo i katërt. Duhet të bëjmë gjithçka për titullin sepse i kemi të gjitha mundësitë për t’ia arritur”, ka thënë ai.

Related posts

E BUJSHME/ REALI bën hapin e madh për transferimin e vitit, lojtari vjen nga Serie A

Isa.Autor

“FLASIM PËR NJË LEGJENDË”/ Antonio Cabrini: Maradona po të kishte luajtur tek Juventus, do të ishte akoma gjallë

Delo.autor

LIVE/ Luhet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment