Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ Luan gjithmonë që nga 2016, Sulmuesi i Athletic Bilbao barazon rekordin në La Liga

Inaki Williams për rekord në La Liga.

Sulmuesi i Athletic Bilbao ka qenë titullar në ndeshjen e luajtur në transfertë kundër Valencia-s e mbyllur 1-1. Sulmuesi nuk ka shënuar, por vendosur një rekord të denjë për guiness.

Siç ka bërë të ditur Opta, në fakt, për futbollistin e datëlindjes 1994 ka qenë ndeshja numër 202 radhazi e luajtur në kampionatin spanjoll.

Williams ka barazuar rekordin e Jon Andoni Larrañaga si lojtari që ka zhvilluar më shumë ndeshje të njëpasnjëshme në La Liga.

Ylli i Bilbao-s nuk ka humbur asnjë ndeshje me ekipin e tij që nga prilli i 2016-ës.

Në këtë kampionat ka luajtur shtatë dhe ka shënuar dy gola. Në ndeshjen e ardhshme kundër Alaves, spanjolli mund të arrijë në 203 ndeshje radhazi dhe të thyejë rekordin.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Çavi u takua fshehurazi me Haland që ta binde për firmën me Barcelonën

F.autor

MERKATOJA E JANARIT NË SUPERIORE/ Nga afrimet tek largimet, ja lëvizjet e skuadrave deri më tani…

Delo.autor

MUNDËN PASTËR KAMZËN/ Çela: Fitorja ishte punë e Nicës, duhet të kuptojmë një gjë…

Isa.Autor

Leave a Comment