Futboll

Milito: Juventus? Inter do të mbetej ekipi i parë

Diego Milito ka lajmëruar Juventus se Inter “do të ishte gjithmonë skuadra e parë” italiane që ka fituar “Tripeletën”. Zikaltrit kanë fituar gjithçka nën drejtimin e Jose Mourinho në sezonin 2009-10, me Milito-n që ka realizuar 30 gola dhe ka luajtur një rol kyç.

Napoli dhe Juventus? Janë disa shkallë më lart se të tjerët”, ka thënë argjentinasi për “Gazzetta dello Sport”. “Janë dy skuadra shumë të ndryshme, por shumë të forta. Mendoj se përballja direkte e prillit do të jetë vendimtare”.

Juventus mund të fitojë Tripletën? Nuk dua t’i uroj keq askujt, por nëse humbasim ekskluzivitetin e Tripletës, mbetet skuadra e parë italiane që e kemi realizuar. Higuain? Është nga më të mirët në botë. Mund të bëjë diferencën në çdo moment. Luataro Martinez? Është fantastik”.

Inter-Napoli? Natyrisht, unë do të mbështes Inter-in. Megjithatë, duhet të pranoj se do të mërzitesha po ta nxirrte Napoli-n nga lufta për titull. Për nga mënyra si luajnë, ata meritojnë ta fitojnë”.

Related posts

I nxehti rrezikon fillimin e kampionateve në Angli, klubet mund të humbasin shumë

Isa.Autor

Fitime kolosale, 4 miliard euro nga e drejta televizive dhe tifozët

Q.Autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Çela tenton me kokë. Topi mbi tranversën e portës së “demave”

Delo.autor

Leave a Comment