Futboll Sport

FESTOI GOLIN PARA SYVE TË MURINJOS/ Pedro hyn në historinë e derbit romak

Lacio mundi Romën në derbin e kryeqytetit të Italisë në një sfidë dramatike ku u shënuan plot 5 gola.

Goli i dytë për lacialët u shënua nga sulmuesi spanjoll Pedro i cili festoi para fytyrës së Murinjos i cili e largoi nga Roma këtë merkato vere. 34-vjeçari ka hyrë në histori duke u bërë lojtari i parë që shënon gol me të dyja skuadrat në derbi.

Pedro ishte pjesë e Romës sezonin e kaluar, dhe i shënoi Lacios në derbin e luajtur në maj. Spanjolli i bashkohet emrave të Alesandër Kolarov dhe Arne Selmoson.

Kolarov ishte pjesë e Lacios në vitet 2007-2010, për tu transferuar më pas tek Roma për 3 sezone në vitet 2017-2020. Sa i përket Arne Selmoson ishet një sulmues suedez i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Serinë A, ku fillimisht për 3 vite ishte pjesë e Lacios (1955-1958) për tu transferuar më pas tek Roma në vitet 1958 deri në 1961.

Related posts

EKIPI REKORDMEN NË “EURO 2020″/ Pasime, saktësi dhe gola, Spanja përhap panik

Delo.autor

SHKËNDIJAT BARCELONA-REAL MADRID/ Precedenti i dhunshëm Mourinho-Guardiola, tre “El Clasico” në një…

Delo.autor

NDRYSHIM I MADH NGA FTESA E FUNDIT E SYLVINJOS/ Vlerësimi i Anis Mehmetit shkon 10 milionë euro

F.autor

Leave a Comment