Futboll

Dejan Lovren, tall Man Unitedin: Liverpooli s’luan vetëm për një pikë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, ka insistuar se skuadra e tij do të luajë futboll sulmues kundër Manchester Unitedit të shtunën në “Old Trafford”.

United dhe Liverpool do të ndeshen të shtunën në një ndeshje të rëndësishme mes vendit të dytë dhe tretë në Premierligë.

Dy rivalët më të mëdhenj në Premierligë kanë barazuar në katër takimet e kaluara, përfshirë edhe në tetor kur ndeshja u mbyll me një rezultat të mërzitshëm pa gola pas të cilit United u kritikua për taktika negative.

Lovren ia ka kujtuar Unitedin qasjen negative në atë ndeshje dhe thotë të jetë i interesuar të shohë nëse United do ta përsërisë të njëjtën edhe të shtunën.

“Do të jetë sfidë e vështirë. Herën e fundit, kur ata erdhën këtu, u mbrojtën shumë thellë prandaj të shohim çfarë do të ndodhë këtë herë”, ka thënë Lovren për mediat britanike.

“Ata kanë nevojë për pikë. Për ta mbase do të jetë e mirë edhe një pikë por për ne jo, sepse ne kurrë nuk luajmë për një pikë”, ka shtuar ai

Related posts

Manchester City vazhdon serinë e fitoreve, kalon në raundin tjetër të FA Cup

Q.Autor

CHELSEA-BAYERN MUNICH/ 8 vite pas finales. Lampard e sfidon Muller nga pankina

Delo.autor

CHAMPIONS/ Shanset e kualifikimit, ja si ia del Milani për kalimin në raundin e fazës me eliminim direkt…

Delo.autor

Leave a Comment