Champions League Futboll Sport

JUVENTUS-CHELSEA/ Allegri pa asnjë qendërsulmues, Tuchel i beson bomberit Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 21:00, në stadiumin “Allianz” supersfida e mbrëmjes së sotme Juventus-Çelsi, e vlefshme për ndeshjen e dytë të grupit H të Champions-it.

“Zonja e Vjetër” ka sonte përballë kampionët në fuqi të Europës, të cilët do të synojnë fitoren e dytë radhazi në këtë fazë grupesh, pas asaj suksesi 0-3 ndaj Malmos në transfertë, dhe gjithashtu do të bëjnë pa një qendërsulmues të mirëfilltë pas dëmtimit të Moratës dhe Dibalës.

E njëjta gjë vlen edhe për blutë e Londrës të cilët kërkojnë me çdo kusht fitoren ndaj kundërshtarit më të vështirë në grup.

FORMACIONET ZYRTARE –

JUVENTUS – (4-4-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro; Kuadrado, Bentakur, Lokateli, Rabio; Bernardeski, Kieza. Trajner: Masimiliano Alegri.

ÇELSI – (3-4-2-1): Mendi; Kristensen, Tiago Silva, Rydiger; Azpilikueta, Kovaçiç, Zhorzhinjo, Alonso; Zijek, Haverc; Lukaku, Trajner: Tomas Tuhel.

Related posts

ZYRTARE/ Shkëndijës së Tetovës i ikën bomberi historik, klubet shqiptare kanë një mundësi të artë

Delo.autor

Ka lindur në vitin 2001, vlen 50 milionë euro, e kërkojnë klubet më të mëdha…

Sadik.Autor

NDESHJE E VAKËT E SHQIPËRISË/ Ja cili lojtar “kuqezi” bëri maksimumin kundër Kazakistanit…

Delo.autor

Leave a Comment