Futboll Sport

SFIDA NDAJ BELGJIKËS PËR NATIONS LEAGUE/ Deschamps: Juventus është shtëpia ime e dytë, kam gabuar që…

Pasi ka lajmëruar të grumbulluarit për sfidën e Nations League kundër Belgjikës, Didier Deschamps ka folur edhe për tema të tjera në konferencë për shtyp.

Në lidhje me kthimin në Torino për gjysmëfinalen e Nations League:

“Jam i lumtur, do të takoj shumë njerëz që kam njohur dhe që janë akoma tek Juventus. Ai klub është shtëpia ime e dytë, kam fituar shumë tituj dhe e kam drejtuar, dhe duke parë mbrapa mendoj se kam gabuar që jam larguar”, ka thënë trajneri francez.

Në lidhje me zhvillimin e Botërorit çdo dy vite:

“Të them të drejtën, më duket se po banalizohet Kupa e Botës. Më pas, nëse interesat do të jenë reciproke dhe do të vendosin ta bëjnë, do ta bëjnë. Atëherë nuk do të shqetësohem më për këtë”.

Related posts

Tre portierë në listën e Juventusit si zëvendësues të Szczesnyt

Q.Autor

ÇËSHTJA E RROGAVE TË LOJTARËVE TEK KUKËSI/ Zv. trajneri Hallaçi: Presim fitore në Durrës

Delo.autor

Sassuolo befason Napolin/ Politano shënon golin e parë për vëndasit

Sadik.Autor

Leave a Comment