Futboll Sport

POSTIMI NË RRJETET SOCIALE I KUSHTON RËNDË/ Tifozi i klubit anglez bëhet shembull për racizmin, ja dënimi që merr…

Një tifoz i skuadrës së Uest Bromit në Ligën e parë angleze të futbollit është dënuar me 2 muaj burg për shkak të fyerjeve racore në dëm të një futbollisti të skuadrës së tij.

Simon Silud, 50 vjeç, postoi një foto të futbollistit Romani Sajers me mbishkrimin “Baboon d’Or”, një referencë sarkastike për trofeun e Topit të Artë.

50-vjeçari mohoi veprën penale duke u justifikuar me faktin se mesazhi i tij ishte të cilësonte si “budalla” futbollistin dhe jo ta fyente nga pikëpamja racore. Gjithsesi gjykata nuk ia ka marrë për bazë argumentin duke e dënuar me dy muaj burg, për ta bërë shembull për tifozët e tjerë.

Një reagim ka bërë dhe vetë klubi i Uest Bromit, i cili e ka përjashtuar përjetë nga stadiumi 50-vjeçarin Simon Silud. Anglia është një ndër vendet me bazën më të lartë të racizmit ku shpesh herë lojtarët bien pre e fyerjeve nga tifozët kundërshtar, por dhe nga tifozët e skuadrës së tyre.

Related posts

SOUTHAMPTON ZGJEDH 5 NDESHJET E VITIT/ Dy prej tyre kanë protagonist absolut Armando Brojën

Delo.autor

POLEMIKA PAS HUMBJES ME GOLEADË/ Mbappé “shpërthen”: Ndeshja shkoi si mos më keq, por jo në…

Delo.autor

3 HUMBJE NË 3 NDESHJET E PARA NË PREMIER/ Trajneri Arteta nuk dorëzohet: Jam njeriu i duhur për Arsenal-in

Delo.autor

Leave a Comment