Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Vjen ultimatumi. Juventus, Inter dhe Milan janë gati të realizojnë goditjen 70 milionëshe

Dusan Vlahovic, pavarësisht zërave të merkatos, në fund ka vendosur të qëndrojë te Fiorentina.

Me golat e tij po ndihmon skuadrën e Vincenzo Italiano-s të kërcënojë vendet e para: me 12 pikë, skuadra vjollcë mban vendin e katërt në renditjen e Serisë A me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Sipas La Nazione, presidenti vjollcë Rocco Commisso, duket se ka informuar sulmuesin serb se koha për të marrë një vendim për të ardhmen e tij po skadon: oferta prej 4.5 milionë eurosh në sezon që i është bërë nga klubi nuk ka marrë akoma një përgjigje nga lojtari dhe përfaqësuesit e tij.

Në rast se marrëveshja nuk arrihet, Juventus, Inter dhe Milan janë gati të ndërhyjnë dhe të shpenzojnë 70 milionë euro për të siguruar sulmuesin.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Përforcimi i parë në verë për “Bardhezinjtë” do të jetë ish-ylli i Milan-it…

Delo.autor

NËRHYRJA E GABUAR E DURMISHIT/ Frenk Kessie kaloi Milanin në vantazh me një penallti (VIDEO)

Delo.autor

KOMENTON MERKATON E ITALISË DHE LUFTËN PËR TITULL/ Panucci analizon Serie A: Ja klubi favorit në sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment