Futboll Shqipëri Sport

MBLEDHJA E FSHF/ Zyrtarë të UEFA-s zbarkuan në Tiranë, zbulohet arsyeja e vizitës

Anëtarët e Komitetit Hat-Trick të UEFA kanë zbarkuar ditën e djeshme në Tiranë në kuadër të mbledhjes që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Kryetari i Komitetit, Karl Enrik Nilson së bashku me pjesën tjetër të delegacionit zhvilluan disa vizita si muzeun e futbollit në ambientet e Shtëpisë së futbollit dhe më pas iu drejtuan stadiumit “Air Albania” aty ku do të mbahet dhe finalja e madhe e Ligës së Konferencës vitin tjetër.

Arsyeja e kësaj vizite është mbledhja mbi projektet e rëndësishme të futbollit europian dhe si vendtakim u zgjodh pikërisht Tirana. Ndërkohë zyra e shtypit  e FSHF-së ka shpërndarë momente nga takimi i presidentit Armand Duka me zyrtarë të komitetit.

Related posts

“HAZARD S’ËSHTË TREGUAR SHUMË I ZGJUAR”/ Babai i Courtois: Vetëm një gjë mund ta shpëtojë…

Delo.autor

PRANON PERIUDHËN E VËSHTIRË/ Benatia: Duhet të vazhdojmë t’i mbajmë kokat lart

Delo.autor

JUVENTUS NIS OPERACINON “SPASTRIMI”/ Ja kush mund të jetë i larguari i parë

Delo.autor

Leave a Comment