Futboll Sport

ZYRTARE/ Nis një aventurë të re, ish-futbollisti i Kukësit transferohet në Kosovë

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Skënderbeut dhe Kukësit në Superiore, Donjet Shkodra ka filluar një aventurë të re tek skuadra e Gjilanit.

32 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Atirau, por ka vendosur të rikthehet sërish në futbollin shqiptar, kësaj radhe te Gjilani.

Shkodra spikati te Flamurtari në sezonin 2016-2017 duke u aktivizuar në 26 ndeshje ku realizoi dhe 9 gola. Një vit më pas, mesfushori sulmues iu bashkua Skënderbeut ku luajti vetëm 6 ndeshje para se të transferohej tek Kukësi në vitin 2018 ku gjatë një viti u aktivizua në 35 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Gjilanit me anë të një videoprezantimi në rrjetet sociale duke e cilësuar Donjet Shkodrën si “bomberin e ri” të skuadrës.

Related posts

Besart Berisha shënon gol të bukur për Melbourne Victory (VIDEO)

Q.Autor

Roma ndalet nga Sampdoria, Dzeko ‘shpëtimtari’ i kryeqytetasve

Q.Autor

ËSHTË LËNË SËRISH JASHTË EKIPIT/ Lukaku më pranë transferimit në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment