Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Roma mposht Zorya-n, Smalling “HERO” me dopietë historike

Roma ka marrë një fitore bindëse në javën e dytë të Conference League kundër Zorya-s.

Sfida e luajtur në Ukrainë është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash nga El Shaarawy.

Në pjesën e dytë, në harkun e dy minutave, kanë ardhur dy golat e tjerë për skuadrën e Mourinho-s. Dy gola që janë shënuar nga Smalling (66′) dhe Abraham (68′).

Mbrojtësi dhe sulmuesi janë bërë dy anglezët e parë që shënojnë gol në një ndeshje të Roma-s.

Buzëqesh edhe ylli i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili është kthyer titullar pas një qëndrimi të gjatë në stol.

Related posts

REALI NË KAOS/ ASENSIO po mendon LARGIMIN nga gjigandët spanjoll (DETAJE)

Isa.Autor

“BOTË E “ÇMENDUR”, DUA TË ZGJOHEM”! Letra: Makthi do të mbarojë, le të brohorasim sërish në stadium

Delo.autor

HUMBJE BEFASUESE VJEN NGA SPANJA/ Skuadra e kategorisë së tretë eliminon Atletico-n nga “Kupa e Mbretit”

Delo.autor

Leave a Comment