Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Olimpiada vetëm me tifozë vendës, karantinë për të pavaksinuarit

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të zhvillohen në praninë vetëm të tifozëve vendës. Eventi olimpik që do të nisë më 4 shkurt me ceremoninë e hapjes dhe përfundojë më 20 shkurt, nuk do të ketë asnjë tifozë të huaj.

Lajmin e zyrtarizoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Në vendin ku pandemia Covid-19 nisi gati dy vite më parë, masat janë ende të forta.

Për sa i përket sportistëve që do të jenë në Olimpiadë, vetëm ata që janë vaksinuar nuk do të kryejnë karantinë. Ndërsa të pavaksinuarit do të hyjnë në karantinë pasi të mbërrijnë në Kinë. Kjo fazë mund të zgjasë deri në 21 ditë, veç atyre që kanë një raport mjekësor.

Gjithsesi, të gjithë do t’i nënshtrohen masave që ka vendosur Kina dhe do të qëndrojnë të mbyllur në Fshatin Olimpik, ku rregullat janë të rrepta. Këto masa janë vetëm të parat që pritet të shoqërohen nga shumë të tjera ditët në vijim.

Related posts

Tronditet Rusia, makina futet në mes të turmës dhe plagos tifozët meksikan

Sadik.Autor

FITOI ME TRIPLETË NË ANDORRË/ Ervin Bulku kthen “De Biazin” pas 22 muajsh…

Delo.autor

ZËVËNDËSUESI I RIBERY/ Ekipi bavarez gjen zgjidhjen, lojtari kushton 80 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment