Florentino Perez është i dëshpëruar para nisjes së kampionatit spanjoll për Real Madrid, pasi nuk ka arritur të gjejë lojtarin që do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon. Madrilenët nuk kanë më një yll në skuadër dhe kur duhen më pak se dy javë nga mbyllja e periudhës së transferimeve, nuk ka shumë alternativa. Sipas medieve spanjolle, ai është i gatshëm t’i bëjë Paris SG një ofertë “skandaloze” për Neymar, plot 300 milionë Euro. Por për të realizuar këtë goditje ka nevojë për ndihmë nga UEFA.
Organi që drejton futbollin europian është ende duke hetuar mbi klubin francez dhe marrëveshjet e sponsorizimit që kanë deklaruar në bilancet e paraqitura. Sipas të dhënave paraprake që janë bërë publike, duket se Paris SG ka deklaruar të ardhura gati trefish më shumë se sa skuadrat e tjera në kontinent. Edhe pagesat e bëra nga nga Banka e Katarit janë nën hetim pasi UEFA mendon se aty mund të zbulojë parregullsi.
Vendimi përfundimtar i UEFA-s në lidhje me këtë çështje do të mbërrijë në fund të gushtit dhe nëse ai do të jetë kundër parizienëve, atëherë ata do të jenë të detyruar të shesin për të rregulluar bilancet dhe për të mos rrezikuar sanksione edhe më të rënda. Në këtë pikë futet në lojë Florentino Perez, i cili do të ofronte 300 milionë Euro për sulmuesin brazilian.
Humbja turpëruese kundër Atleticos në Superkupën e Europës ka bërë që në Madrid të bien këmbanat e alarmit dhe Perez është i gatshëm për çdo gjë në mënyrë që të Perez të vihet në lëvizje dhe nëse goditja e madhe nuk realizohet atëherë do të ulë pretendimet. Një emër shumë i kërkuar nga Lopetegui është Rodrigo, por mendohet që Valencia kërkon 80 milionë Euro për të. Ndërsa Timo Ëerner mbetet ende një alternativë, edhe pse do të ishte më tepër një bast, pasi është shumë i ri dhe nuk ka përvojë në kampionatin spanjoll.