Futboll

Përmbysja në Londër/ Milani beson, por historia nuk premton

Milani humbi 0-2 ndaj Arsenalit në ‘San Siro’ dhe tashmë është me një këmbë jashtë kompeticionit të Europa Leagues, por Gattuso dhe Bonucci, në kor shprehen se skuadra ia ka mundësitë për të tentuar përmbysjen.

Duhet të besojmë te aftësitë tona dhe të luajmë me të njëjtin shpirt gare që shfaqëm në pjesën e dytë, për të shpresuar te përmbysja”, tha Gattuso pas ndeshjes, fjalë që u konfirmuan më vonë edhe nga kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci.

Gjithsesi, për t’ia dalë, Milani duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë, sfidë që nuk do të jetë aspak e lehtë, për më tepër në transfertë. Historia tregon se në 7 raste që Milani ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi, vetëm një herë ia ka dalë të realizojë përmbysjen në sfidën e kthimit.

Kjo ka ndodhur në 1955-1956, ndaj skuadrës gjermane Saarbucken, në Kupën e kampionëve, ku pasi humbën 3-4 në Milano, kuqezinjtë triumfuan 1-4 në Gjermani. Në 6 precedentët e tjerë, dy herë ka dështuar përballë Barcelonës dhe nga një herë për ballë Espanyoli, Atleticos së Madridit, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Gjithsesi, e enjtja është vetëm 6 ditë larg dhe ‘Emirates Stadium’ do të tregojë nëse kuqezinjtë do të kenë mundësi të realizojnë përmbysjen e madhe apo jo.

Related posts

Ukraina konfirmon Shevchenkon në kombëtare deri në vitin 2020

Sadik.Autor

MILANI NË KRIZË TOTALE/ Dështon një tjetër blerje, ylli mbrojtës preferon të luajë në…

Delo.autor

MEDIAT SPANJOLLE “PLASIN BOMBËN”/ Allegri largohet në fund të sezonit, në vend të tij vjen…

Delo.autor

Leave a Comment