Futboll Sport

“MENDONIM SE RONALDO I FITONTE VETËM NDESHJET”/ Bonucci prek në “plagë

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, ka folur për impaktin që Cristiano Ronaldo ka patur te bardhezinjtë. Vecc të mirave, ka pasur edhe diccka negative dhe kampioni i Europës nuk fshihet.

“Prania e Cristianos kishte një ndikim të madh tek ne. Vetëm të stërviteshe me të të jepte diçka plus. Në mënyrë të pandërgjegjshme lojtarët filluan të mendojnë se prania e tij ishte e mjaftueshme të fitonim ndeshjet.

Ramë pak në punën tonë të përditshme, te pjesa e përulësisë, sakrificës, dëshirës për të qenë gati për shokun e skuadrës ditë pas dite. Gjatë viteve të fundit mund ta shikoni këtë.

Ndoshta u mor e mirëqenë se nëse i japim topin Cristianos, do i fitonte ndeshjen për ne. Cristiano kishte nevojë për ekipin aq sa ne kishim nevojë për të.

Duhet të ketë një kompromis që është ekipi ai që ngre individin, edhe nëse ai individualisht është lojtari më i mirë në planet”, është shprehur Bonucci në intervistën e dhënë për “The Athletic”.

Related posts

ÇËSHTJA PËR NDESHJEN BARCELONA-SEVILLA/ Lengle pranon prekjen me dorë: Isha me fat që nuk u dha penallti

Delo.autor

PAMJET/ Harbohet Samuel Eto, shihni si feston pasi u zgjodh si president federate

Delo.autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Mbyllet pjesa e parë, Messi ndëshkon

Delo.autor

Leave a Comment