Futboll Seria A Sport

“ZIKALTËRIT” NË KRIZË/ Mesfushori i Interit rrit pretendimet, kërkon 6 milionë euro në sezon. Ja emri…

Rinovimi i Brozoviçit është ndoshta tema më e nxehtë te zikaltrit për shkak të skadencës së kontratës aktuale në qershorin e ardhshëm.

Edhe pse takimi pritet të kryhet pas pauzës së kombëtareve, tratativa, pavarësisht dëshirës së kroatit, nuk pritet të jetë e lehtë.

Siç zbulon “La Gazzetta dello Sport”, Brozoviç i ka rritur pretendimet e tij dhe tashmë kërkon të paktën 6 milionë euro për të hedhur firmën, shifër kjo që në një moment delikat ekonomik si ky i zikaltërve, duket shumë e lartë.

Zhang po e ndjek politikën e kursimeve edhe te rinovimet, por mbase për 28-vjeçarin është momenti të bëhet një përjashtim, aq më tepër kur PSG, Mançester Junajtidi dhe Totenhemi janë në prag dhe gati të përfitojnë nga situata.

Related posts

BAYERN ULTIMATUM KIMMICH/ Mesfushori duhet të vendosë për të ardhmen

F.autor

E FUNDIT/ Real Madrid merr lajmin e keq, rezulton pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME/ Presidenti Zhang jep OK e tij për blerjen e parë të dimrit

Delo.autor

Leave a Comment