Futboll Seria A Sport

ARRIHET AKORDI/ Mungon vetëm zyrtarizmi, mesfushori Pelegrini rinovon me skuadrën e Serisë A…

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë Lorenco Pelegrini ka hedhur firmën për rinovimin e kontratës së tij me skuadrën e Romës.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, mesfushori 25-vjeçar ka firmosur kontratën e tij ditë më parë dhe tani më mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi verdhekuq për kontratën e tij deri në vitin 2026 dhe kapiteni i skuadrës kryeqytetase pritet të përfitojë 4 milionë euro plus bonuse në sezon.

Aktualisht në këtë sezon 25-vjeçari italian është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 9 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 6 gola dhe ka dhuruar 2 asist.

Ky është sezoni i pestë i Pelegrinit tek Roma pas transferimit të tij nga Sasuolo në vitin 2017.

Related posts

Rikuperimi nga dëmtimi, Strakosha: Jam më mirë, por më mungon fusha

Isa.Autor

VDEKJA E ISH-TRAJNERIT TË INTER/ Rei Manaj me dedikim prekës: Ti gjithmonë më prite si djalin tënd…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Khedira e Pjanic largohen nga Juventus, vijnë dy yjet e gjigandëve…

Delo.autor

Leave a Comment