Futboll Seria A Sport

Rikuperimi nga dëmtimi, Strakosha: Jam më mirë, por më mungon fusha

Thomas Strakosha është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe po përgatitet në qendrën stërvitore të Lazio për nisjen e sezonit të ri. Një ditë më parë, portieri i kombëtares shqiptare ka folur për mikrofonin e “lazionews”, duke prekur disa tema. “Unë jam më mirë tani, falë Zotit, por më duhet ende kohë për t`u rikuperuar. Më mungon fusha, shpresoj të shërohem së më shpejt”, – është shprehur fillimisht shtatlarti i portës së Lazios.

Thomas Strakosha ka folur dhe për sezonin që lamë pas, duke u shprehur se disfata ndaj Interit, në ndeshjen e fundit të kampionatit, tashmë është lënë pas. “Tifozët tanë janë të shumtë këtë vit. Grupi po punon mirë dhe ne jemi më të fortë. Kemi mësuar nga gabimet tona, pasi futbolli ka gjëra të bukura por, dhe të shëmtuara. Hidhërimi mbetet prapa. Ne jemi të rinj dhe gjithmonë duam të tregojmë më të mirën”, – është shprehur më tej Strakosha.

Për sezonin e ri thotë se duhen përmirësuar gabimet, pasi cilësitë nuk mungojnë, ndërsa konkurencën në portë nuk e sheh si problem. “Ne duhet të përmirësohemi dhe të mos bëjmë gabimet e së shkuarës. Duhet të jemi të fokusuar dhe pa u frikësuar nga gabimet. Cilësitë nuk na mungojnë. Proto është duke ecur mirë, ai flet italisht dhe nuk ka nevojë t`ia shpjegojnë gjërat. Kjo na ndihmon shumë dhe ai mund të na këshillojë, duke pasur parasysh përvojën që ka. Ekziston një ambient i këndshëm mes portierve”, – ka shtuar portieri kuqezi.

Më tej, Strakosha ka folur edhe për çështje të tjera, që lidhen me skuadrën, duke u shprehur se largimi i De Vrij nuk do të ndihet në ekip, pasi ka zëvendësues të denjë. Ndërkohë, rritja e kartonit të tij e motivon për të luajtur dhe më shumë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Donnarumma gjithnjë e më larg, Milan gjen zëvendësuesin!

Delo.autor

LIVE/ “Liga e Kampionëve”: Mungon prekja e “artë, Salah një hap afër golit (VIDEO)

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për Lorenzo Pellegrini e Romës dhe Dennis Praet e Sampdorias

Sadik.Autor

Leave a Comment