Futboll Premier League Sport

PAS 3 FITORESH RADHAZI/ Arsenal ndal vrapin ndaj Brighton dhe ndajnë pikët në “Amex Stadium”

Është mbyllur në barazim 0-0 Brighton-Arsenal, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Premier League.

Ndalet kështu vrapi i Topçinjve, që janë paraqitur në këtë ndeshje pas 3 fitoresh radhazi në kampionat.

Rastet më të mëdha të ndeshjes së luajtur në Amex Stadium janë krijuar në pjesën e parë, me vendasit që kanë shkuar disa herë afër golit, por pa arritur të tregohen të saktë.

Aubameyang dhe Smith Roëe kanë qenë më të rrezikishmit për miqtë.

Në fundin e takimit, Brighton ka pretenduar për një penallti, por arbitri Moss ka vendosur të mos e akordojë pasi ka riparë imazhet në VAR.

Related posts

PEREZ “TRONDIT” MERKATON/ Real Madrid rinis operacionin “Mbappe”, ja shifra “GALOPANTE”

Delo.autor

INCIDENTET NË NDESHJEN ME SERBINË/ Murat Jakin: Xhaka ka karakter, njerëzit e tillë ne duam t’i shohim në fushë

F.autor

Ylli i Zonjës së Vjetër drejt Atletico Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment