Futboll

LA LIGAValverde: Duhet të mësojmë nga ajo ndeshje, e tregojnë dhe statistikat

Fitorja e Barcelona-s kundër Atletico Madrid ka çuar katalanasit tetë pikë larg në krye të renditjes, por trajneri Ernesto Valverde i ka bërë thirrje skuadrës të bëjë kujdes në prag të ndeshjes me Malaga-n duke marrë si shembull takimin e barazuar 1-1 në fushën e Las Palmas.

Përveç ndeshjes me Malaga-n, Barça duhet të mendojë edhe për takimin e Champions League që do të luajë mesjavën e ardhshme kundër Chelsea, me ndeshjen e parë që është mbyllur në barazim 1-1.

“Ajo që na ndodhi kundër Las Palmas, ku nuk arritëm të fitonim, duhet të shërbejë si motiv”, ka thënë Valverde në konferencë për shtyp. “Duhet të shikosh statistikat dhe të dish se skuadrat që janë në vendet e fundit grumbullojnë më shumë pikë në këtë fazë të sezonit. Malaga do të japë maksimumin dhe do të na vërë në vështirësi”.

Related posts

PRAPASKENAT E DERBIT: Gaz Demi braktisi ndeshjen, Halili lumturohet nga fitorja, Rama pralajmëron…

Delo.autor

Fellaini dhe Depay i “shkelin syrin” Milanit, gati të vishen kuq e zi

Sadik.Autor

Gjermania zbulon gjysmën e formacionit ndaj Spanjës

Sadik.Autor

Leave a Comment