Futboll Sport

VIDEO/ Klopp: Goli i Salah kundër Man City do mbahet mend edhe pas 50 viteve

Jurgen Klopp ka lartësuar golin magjik të Mohamed Salahu kundër Manchester City si gol të klasit botëror, i cili do të mbahet në mend edhe pas gjysmë shekulli.

Sulmuesi egjiptian e dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e City para se ta mposhte Edersonin me një goditje me të djathtën për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit në Anfield.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit Klopp tha: “Nuk është goli i parë që Salah e shënon kështu. Mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ka shënuar gola të ngjashëm si ky. Por ishte gol i klasit botëror. Çfarë lojtari është ai!”

“Ky klub nuk harron kurrë asgjë dhe njerëzit do të flasin për këtë gol për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe pas 50 vjetëve kur ta kujtojnë këtë ndeshje”, shtoi ai.

 

Related posts

PRAPASKENAT/ Martino i thoshte Messit “Mos i telefono presidentit se më shkarkon, s’ke nevojë”

Delo.autor

Tite: Aspak të lumtur me rezultatin/ Coutinho përgëzon kundërshtarin

Sadik.Autor

PAS DISFATËS NDAJ TORINOS/ Spalletti: Nevojitet të rivendoset rregulli mbi principet e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment