Futboll Sport

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Publikohen pamjet, lojtari përfundon në pranga pas gjestit barbar (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Brazil mbrëmjen e djeshme.

Në ndeshjen e Serisë A2 braziliane mes Guarani dhe Sao Paolo RS, lojtari William Ribeiro ka humbur kontrollin duke goditur arbitrin Rodrigo Crivellaro Dias, i cili ka përfunduar në spital.

Gjithçka ka ndodhur pas një faulli dhe një kartoni të verdhë që i është dhënë lojtarit, i cili ka reaguar duke goditur arbitrin me një shkelm në kokë.

Gjyqtarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa William Ribeiro është arrestuar për agresion dhe akuzën e tentativës për vrasje.

Në interent janë publikuar pamjet e asaj që ka ndodhur.

Sao Paolo RS ka lajmëruar se ka prishur kontratën me lojtarin pas episodit të rëndë të verifikuar në fushën e lojës.

Related posts

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Ja momenti kur tifozi i vjedh këpucën Neymar-it pasi zbret nga autobusi (VIDEO)

Delo.autor

KOHË TË VËSHTIRA PËR YLLIN BRAZILIAN/ “Mos më çani…”, Nejmar shpërthen ndaj gazetarëve (VIDEO)

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ 100 mijë euro gjobë për “talljen” me himnin kombëtar

Delo.autor

Leave a Comment