Futboll Kategoria Superiore Sport

FESTOI ME “SHQIPONJË” PAS GOLIT/ Sulmuesi i Kukësit shpjegon gjestin e veçantë: E dua shumë këtë vend

Vitor da Silva Feijao shënoi golin e parë me fanellën e Kukësit në humbjen ndaj Teutës. Sulmuesi brazilian realizoi gjithashtu edhe kur rezultati ishte 2-3, por goli u anulua pasi aksioni kishte nisur në pozicion jashtë loje.

Gjatë festimit të golit të parë, ajo që ra në sy ishte fakti se Feijao festoi me shqiponjën, simbolin e Shqipërisë. “Jam shumë i lumtur për golin, por më tepër doja të ndihmoja skuadrën që të merrte pikë. E festova me simbolin e flamurit shqiptar, pasi e dua shumë këtë vend që nga dita e parë kur mbërrita këtu. Ndihem si në shtëpinë time, prandaj edhe ai festim shkoi për të gjithë tifozët kuksianë”, ka thënë dje braziliani për faqen zyrtare të klubit.

Related posts

Ishte pranë transferimit te PSG, ylli i Barcelonës zbulon arsyen e qëndrimit

Isa.Autor

Sanchez drejt largimit nga Arsenal, Wenger gjen zëvendësuesin tek Leicester

Q.Autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Italia publikon listën e lojtarëve, ja surpriza e trajnerit Mancini

Delo.autor

Leave a Comment