Futboll Sport

SULMON ASHPËR “GARDIANIN”/ Capello: Donnarumma mosmirënjohës, harroi atë që Milani bëri për familjen e tij

Xhanluixhi Donaruma shpresonte të mos merrte ofendime apo pritje negative në ndeshjen e djeshme mes Italisë dhe Spanjës, një garë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Pretendimi i portierit është i pavend, të paktën sipas Fabio Kapelos. Ish-trajneri nuk e ka fshehur kurrë irritimin e tij për zgjedhjen e portierit që preferoi të largohej nga Milani duke mos rinovuar për t’u transferuar te PSG-ja.

“Xhixho është një lojtar i kombëtares së Italisë dhe për këtë meriton respekt. Sidomos nëse marrim parasysh kontributin e tij në Europianin e verës. Sidoqoftë, mua më duket mosmirënjohës. Nuk më pëlqeu sjellja që shfaqi ndaj Milanit duke preferuar të transferohej në Francë.

Duhet të mbante parasysh të gjitha përpjekjet që klubi ka bërë për të që kur ishte fëmijë, por edhe për familjen e tij. Prisja që Xhixho të sillej ndryshe”, deklaroi Fabio Kapelo në intervistën e dhënë për “Corriere dello Sport”.

Related posts

MILANI BË TJETËR “GODITJE” NË MERKATO/ Transferon lojtarin e talentuar (FOTO)

F.autor

KUPA E SHQIPËRISË-GRUPI B/ Vllaznia luan tenis, Egnatia kualifikim historik ndaj Kukësit. Flamurtari triumfon me “POKER”

Delo.autor

MOTO GP/ Rrëfehet Rossi: Ky është momenti më i vështirë i një gare

Delo.autor

Leave a Comment