Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ “WADA” mbyll agjensinë e saj antidoping në Kinë para Olimpiadës

Coronavirus po i fut frikën të gjithëve, aq sa Agjensia Botërore Antidoping (WADA) ka vendosur të mbyllë përkohësisht degën e saj në Kinë. Antidopingu kinez (Chinada) nuk do të funksionojë deri në një urdhër të dytë, lajm që konfirmohet nga autoritetet kineze të sportit.

“Është një situatë emergjence, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, për të mos i vënë në rrezik sportistët dhe njerëzit që bëjnë testet antidoping. Në e dimë rëndësinë e antidopingut, por prioritet tani për tani është shëndeti i njerëzve”, tha WADA.

Kjo masë për të mbyllur antidopingun në Kinë erdhi edhe për shkak të anullimit të mjaft eventeve sportive që do të zhvillohen aty, ndërkohë që pas disa muajsh nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në këtë laborator do të kryheshin shumica e testeve të Olimpiadës. Gjithsesi, Agjensia Kineze e Antidopingut do të nisë gradualisht punën, kur situata me coronavirus të përmirësohet.

Related posts

Ronaldo ka një lajm të keq për Liverpoolin përpara finales së Kievit

Sadik.Autor

RRËFEHET TRAJNERI GEGA/ Nga akademia te sezoni aktual në Superiore dhe rikthimi i Dinamo

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ylli Griezmann transferohet tek Atletico, ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment