Futboll Sport

TRIUMFUAN ME PËRMBYSJE NDAJ RUMANISË/ Flik në qiellin e shtatë: Gjermania ime nuk vdes kurrë

Ishte një Hansi Flik më i lumtur se kurrë dhe kjo me të drejtë pas asaj fitoreje të merituar edhe pse të stërmunduar ndaj Rumanisë. Hamburgu ishte dëshmitar i një sfide e cila prodhon rrallë një futboll të tillë. Trajneri gjerman tha pas ndeshjes se ishte një nga paraqitjet më të mira të skuadrës së tij që kur ka marrë drejtimin e “Pancerave”.

“Jam shumë i lumtur pasi për mënyrën se si po luanim nuk meritonim të humbisnim. Çfarë reagimi nga skuadra, një bravo e madhe të gjithëve edhe pse gabuam në disa raste duke lejuar kundërshtarin t’i afrohej zonës. Goli i parë mund të evitohej”, tha 56-vjeçari. I pyetur nëse kualifikimi ishte siguruar, ai tha:

“Kemi ende ndeshje për të luajtur dhe mendoj që nuk duhet të mendojmë kurrsesi që jemi kualifikuar. Sigurisht që ishte një hap i madh drejt Botërorit, por ende nuk kemi siguruar gjë matematikisht dhe deri atëherë nuk preferoj të flas për këtë gjë.

Tani kemi një ndeshje delikate në Maqedoninë e Veriut të cilën do ta vlerësojmë maksimalisht, të gjithë e dimë se si përfundoi ndeshja e parë”, përfundoi Flik.

Related posts

TRAJNERI I RI I LAÇIT/ Kurbinasit zgjedhin teknikun e njohur me eksperiencë

Isa.Autor

(LIVE) Gabim i Ajetit në mesfushë, Norvegjia shumë pranë golit

Sadik.Autor

Futbollisti më i “pistë” në Britani/ 22 kartona të kuq, 20 BIRRA në ditë dhe 400 të DASHURA

Isa.Autor

Leave a Comment