Futboll Sport

HUNGARI-SHQIPËRI/ Portieri Gulacsi: Ne do të na duhet të luajmë kundër një rivali direkt, me të cilët…

Portieri i ekipit kombëtar, Peter Gulacsi, ditën e djeshme ishte në dispozicion të shtypit hungarez. Ai ka thënë se për të arritur vendin e dytë, së pari duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhës dhe se në ndeshjen e parë shqiptarët luajtën më mirë. Ai u dëmtua gjatë një përplasjeje në sfidën e parë në Elbasan ku Shqipëria fitoi me 1-0 dhe u detyrua që të zëvendësohej për të mos rrezikuar.

GULASHI- “Gjëja më e rëndësishme tani është ndeshja kundër shqiptarëve. Nuk duhet të jesh matematicien për të llogaritur sa pikë na duhen, fati ynë mbetet në duart tona ku do të luajmë vetëm për fitore kundër Shqipërisë. Në Elbasan, mund të themi se shqiptarët luajtën më mirë. Ne do të na duhet të luajmë kundër një rivali direkt, me të cilët po luftojmë për vendin e dytë, pa spektatorë në shtëpi.

Për ne, ky është një minus, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur në dhjetë minutat e fundit kundër polakëve kur ishim duke u mposhtur 3-2 nëse do të kishim luajtur para gjithë atyre tifozëve. Ai ka folur, gjithashtu, edhe për dëmtimin që pësoi në Shqipëri:

“Për fat të mirë unë u largova pa dëmtime në ndeshjen kundër shqiptarëve. Kur portieri shkon përpara teje me dorën ose kokën, ekziston një rregull që nuk shkruhet në futboll: si sulmues, nëse nuk arrin të kapësh topin përpiqesh të kërcesh mbi portierin ose të tërheqësh këmbën prapa, për fat të keq ai nuk e bëri. Gjithsesi, nuk e kam inat”, përfundoi kapiteni i Hungarisë

Related posts

Pritet largimi i Mottas, PSG synon N’Golo Kante për mesfushën

Q.Autor

Ibra-United, krisen marrëdhëniet. Suedezi drejt largimit

Q.Autor

“LUFTA” PËR MBIJETESË/ Skënderbeu zhyt Kastriotin dhe tani kërcënon Dinamon

Delo.autor

Leave a Comment