Futboll

Barcelona synon rekordin historik të vendosur më 1979/80 (FOTO)

38 ndeshje pa humbje në histori të Spanjës në La Liga, ky është rekordi i vendosur nga Real Sociedadi mes viteve 1979/80 – rekord që Barcelona do të tentojë ta thyejë.
Pas fitores spektakolare 6-1 në Camp Nou kundër Gironas me het-trikun e Luis Suarezit, dy golat e Lionel Messit dhe supergolin e Philippe Coutinhos, Barcelona në krye me Ernesto Valverden ka thyer një tjetër rekord.

Bëhet fjalë për ecurinë më të gjatë pa humbje në La Liga në histori të klubit.

Fitorja kundër Gironas, ishte ndeshja e 32’të që Barça nuk di për humbje, duke thyer rekordin e vënë nga Barcelona e Pep Guardiolas në sezonin 2010/11, që kishte shkuar deri në 31 ndeshje pa humbje (27 fitore, katër barazime nga xhiro e tretë deri në 33).

Synimi tani është ecuria më e gjatë pa humbje në histori të Spanjës në kuadër të La Ligas, rekord që e mban Real Sociedadi, që e kishte vendosur nga prilli i 1979 deri në maj të 1980.

Sociedadi kishte shkuar 38 ndeshje pa humbje, Barcelona është tani 6 sfida larg barazimit fillimisht të rekordit dhe Valverde do të bëjë çmos që të shkruajë histori. Kjo duket e arritshme, duke parë që Barcelona tashmë ka shkuar 32 ndeshje pa humbje dhe është ekipi më në formë në Evropë – skuadra e vetme që nuk dinë për humbje këtë sezon në Ligë.

Related posts

Grupi F/ Rindizen shpresat e Gjermanisë, ja skenarët e “pancerave” me Suedinë

Sadik.Autor

LA LIGA/ Gareth Bale kalon në avantazh Realin

Q.Autor

VIDEO/ Barcelona dyfishon shifrat, Messi autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment