Sport Të tjera

E TRISHTË/ Ikona e “bodybuilder” gjendet i vdekur, sporti në zi për 37-vjeçarin

Bota e “bodybuilding” mban zi për vdekjen e billderit amerikan, George Peterson, në moshën 37-vjeçare, para se të merrte pjesë në konkursin “Mr.Olympia”, ndërsa qëndronte në dhomën e tij të hotelit në Florida.

Justin Miller, trajneri dhe shoku i madh i Peterson, zbuloi përmes rrjeteve sociale më shumë detaje rreth asaj që ndodhi, pasi ishte ai që e gjeti Peterson pa ndjenja dhe njoftoi shërbimet e urgjencës për ta mbajtur në jetë, megjithëse nuk mundën të bënin asgjë për këtë. “Me sa duket kishin kaluar disa orë, që kur humbi ndjenjat”, – ankohet trajneri.

Miller u përpoq të kontaktonte Peterson dje, pasi e pa “të shëndetshëm dhe me humor të mirë” të mërkurën, por kur nuk mori përgjigje për mesazhet e tij. Për pasojë shkoi në dhomën e tij që të shihte nëse diçka nuk ishte në rregull. “Nuk munda të flisja me të. Trokita në derën e dhomës së hotelit ku po qëndronte dhe nuk u përgjigj. Thirrëm një roje sigurie për ta hapur derën dhe e gjetëm me fytyrë poshtë, krejt i ftohtë”, – sqaron më tej trajneri.

Peterson ishte një nga figurat më të mëdha të “bodybuilding”, pasi arriti të ishte kampion i “Arnold Champ” dhe të fitonte katër medalje bronzi në “Mister Olympia””, konkurs në të cilin figura e tij do të mbahet mend për shkak të vdekjes së papritur gjatë përgatitjeve për të “sfiluar” në atë skenë.

Related posts

E FUNDIT/ Champions version “Super Bowl”? Presidenti i Bayern Munich zbulon planin

Delo.autor

Dënimi i Skënderbeut merr “dhenë”, mediat e huaja “kryqëzojnë” korçarët

Sadik.Autor

TIRANA DHE MEMA MBYLLIN BASHKËPUNIMIN/ Ja dy alternativat për pankinën bardheblu

F.autor

Leave a Comment