Futboll Seria A Sport

“MOURINHO MË KA NDRYSHUAR JETËN”/ Mesfushori Khedira: Ja çfarë mendoj për Juventus dhe Ronaldo-n

Sami Khedira është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Marca.

Në lidhje me Real Madrid:

“Ka ndryshuar gjithçka, nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë se do të luaja aty. Kur më ka telefonuar Mourinho, kam menduar se ishte një shaka. Mourinho është gjëja më e mirë që më ka ndodhur, më ka ndryshuar jetën”, ka thënë gjermani.

Për Ronaldo-n:“Ronaldo është një golashënues i pabesueshëm, shifrat flasin për të. Por edhe Buffon dhe Casillas janë legjenda. Buffon është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në futboll,  i pabesueshëm”, ka vazhduar Khedira.

“Kur jam larguar nga Real, kam qarë. Kam ecur natën në rrugët e Madridit, vetëm. Por Juventus më ka telefonuar dhe kam ndier se ishte një ndryshim që do të më ndihmonte të rritesha. Kam fituar disa tituj, ishim një familje. Ka qenë një vendim shumë i mirë”.

Related posts

E DHIMBSHME/ Triumfoi në derbi, ndërron jetë papritur trajneri 60-vjeçar

Delo.autor

Te Lazio e pranojnë; De Vrij drejt Interit, por… ka konkurrencë

Q.Autor

(FOTO) Milan-Lazio/ Publikohen formacionet zyrtare, Strakosha titullar

Q.Autor

Leave a Comment