Futboll Shqipëri Sport

FISHEKZJARRE, TORTË E FESTË/ Kombëtarja i bën surprizë trajnerit Reja për ditëlindjen (VIDEO)

Shqipëria mori dje një fitore të artë dhe historike 0-1 ndaj Hungarisë në transfertë. Sfida u vendos nga një supergol i shënuar nga Armando Broja në minutën e 80-të.

Menjëherë pas ndeshjes, Kombëtarja shqiptare u nisë për në Shqipëri dhe në orët e para të mëngjesit mbërriti në Durrës në Kompleksin “Tropikal Resort”.

Dita e sotme është speciale për trajerin Reja pasi feston 76-vjetorin e lindjes dhe Kombëtarja i ka bërë një suprizë teknikut italian.

Reja së bashku me lojtarët e Kombëtares dhe stafin u prit me fishekzjarre, ndërsa stafi kishte përgatitur edhe një tortë speciale me shqiponjë për të. Festa ka zgjatur për disa minuta, ndërsa Reja ka mbajtur edhe një fjalim përpara skuadrës.

“Ju falenderoj të gjithëve që më bëtë të kaloj një ditëlindje të jashtëzakonshme pasi kjo fitore më kënaq.

Më vjen keq vetëm për Gjimshitin që u dëmtua dhe më vjen shumë keq. Djema vazhdojmë kështu, pas kësaj është ndeshja tjetër.

Sfida tjetër është shumë e rëndësishme, faleminderit”, u shpreh Reja.

VIDEO

Related posts

PARTIZANI-ERGNATIA/ E pabesueshme çfarë gabimi bën Hoxha, Xhekson ndëshkon “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Lojtarët e Kukësit kërkojnë të solidarizohen, por rrogat i pengojnë

Delo.autor

LARTËSON HAMILTON PAS FITORES NË BRAZIL/ Legjenda Pelé: Ditë e lavdishme për ju dhe brazilianët

Delo.autor

Leave a Comment