Futboll Sport

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT E TURQISË/ Radamel Falcao debuton me gol me Galatasarayn

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, u prit si hero nga tifozët e Galatasarayt, në momentin e transferimit te kampionët në fuqi të Turqisë.

Plot 25 mijë tifozë të Gallatës shkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen bomberit 33-vjeçar.

Falcao ua ka shpërblyer më së miri këtë respekt tifozëve të skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në debutim.

Kolumbiani kaloi në avantazh Galatasarayn në minutën e 38-të në sfidën e sotme ndaj Kasipasha.

I ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit, Falcao arriti të tundte rrjetën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën turke.

Related posts

“BËM BABA TË TË NGJAJË”/ Djali i Schumacher shumë pranë titullit kampion

Isa.Autor

Ish-presidenti i Realit: Juventusi, klubi ideal për Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mandzukic i ngel në derë Juventus, por në janar…

Delo.autor

Leave a Comment