Futboll Sport

“I VEMTI LOJTAR QË I KA DHËNË SHQIPËRISË…”/ Legjenda Kushta: Kush e anashkalon Brojën është xheloz ose i paditur

Shqipëria fitoi duke dominuar ndaj një kundërshtari të fortë në grup si Hungaria dhe për këtë ka reaguar dhe ish-legjenda e Flamurtarit dhe e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ku ka shkruajtur për triumfin historik të Shqipërisë në “Puskas Arena”.

SOKOL KUSHTA

Kushta ka shkruajtur se Armando Broja është i vetmi lojtar që i ka dhënë 6 pikë kuqezinjve dhe kush e anashkalon atë është xheloz ose i paditur:

Bravo Kombëtarja. Bravo Reja. Bravo Broja. Unë jam kundër unit, por jo kundër statistikës dhe faktit. Broja mund të jetë nga të paktit ose i vetmi që i ka dhënë ekipit Kombëtar 6 pikë personale dhe kush flet ose e anashkalon këtë djalë të ri, ose është i paditur në futboll ose është shumë xheloz. I uroj Brojës të vazhdojë këtë rrugë të bukur të tij dhe të ketë kujdes vetëm nga vetja. Suksese Kombëtares në kualifikimin e Botërorit. Shanset janë të mëdha.

TE MARTEN

ANGLI-HUNGARI 20:45

SHQIPERI-POLONI 20:45

SAN MARINO-ANDORRA 20:45

Related posts

“MJAFT ME ATO FOTO…”/ Talenti që po çmend Italinë kapet me mamanë

Delo.autor

PËRPLASJET ME “SPECIAL ONE”/ Shaw i kthehet Mourinhos: Ka gjithmonë diçka negative për të thënë

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pochettino do 180 mln € për merkaton dhe “blindimin” e yjeve si Kane dhe Alli

Sadik.Autor

Leave a Comment