Futboll Seria A Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LIVERPOOL/ Moment negativ te “Zikaltërit”, dy yjet e ekipit në pikëpyetje

Stefan de Vraj dhe Lautaro Martinez nuk po japin asgjë nga ajo që pritej prej tyre. Shumë përvojë mbi supe, por asnjëri prej tyre nuk po e ndihmon ekipin, përkundrazi po e penalizojnë.

Pas gabimit në derbi, ka ardhur një tjetër gabim trashanik për një mbrojtës kalibri si De Vraj, shkaktimi i penalltisë ndaj Napolit.

Nga ana tjetër, Lautaro nuk e gjen golin prej 6 ndeshjesh në kampionat dhe as Napoli që është një nga viktimat e tij të preferuara nuk i solli fat duke e shtuar kështu rëndesën si në psikologjinë e tij dhe në zgjedhjet që Inzagi duhet të bëjë.

Me besimin tek ai, trajneri lë në stol një sulmues si Sançezi që është në pikun e formës së tij dhe kur na ndajnë vetëm dy ditë nga sfida me Liverpulin, pikëpyetjet për teknikun sa vijnë e shtohen.

T’i besojë një tjetër mbrojtësi nuk do të ishte e përshtatshme, sepse asnjëri nuk ka eksperiencën e De Vrajit, kurse Sançezi për Lautaron do të rrezikonte jo vetëm thellimin e krizës së numrit 10, por edhe më pak energji në një dyshe që me Xhekon e kilianin, do u afrohej 70 viteve.

Related posts

Allegri refuzon Real Madridin/ Italiani beson te objektivi kryesorë i Juventusit

Sadik.Autor

KATASTROFAL/ RONALDO tenton të shënojë me RROFESHATË, dështon KEQ…(VIDEO)

Isa.Autor

ABUZIMI ME MOSHËN/ A mendoni dhe besoni se kjo atlete është 17 vjeç?!

Isa.Autor

Leave a Comment